Suksesi i arritur nga futbolli shkodran në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”, ku dy kapitenët e Vllaznisë, për meshkuj dhe femra, Bekim Balaj dhe Megi Doçi, rrëmbyen trofetë kryesorë të këtij eventi, “Këpucëb e Artë”, “Topin e Artë”, si dhe formacionin më të mirë të vitit, do të jenë në fokus të emisionit “Studio Sport” që transmetohet mbrëmjen e sotme në RTSH Shkodra prej orës 20:30.
Vemendje do të marrë edhe barazimi në shtëpi i Vllaznisë së Superiores për meshkuj me Bylisin, si dhe fitorja në transfertë i Vllaznisë së femrave ndaj Gramshit 1-5.
Padyshim, që ecuria pozitive e Vllaznisë në volejboll meshkuj, pritet të ketë hapësirën e konsiderueshme në minutat e emisionit të sotëm, për të vijuar edhe me basketbolli, si dhe kategorinë e dytë, kryesisht me dervin verior, Shiroka-Besëlidhja, i mbyllur në barazim, 1-1.



