Ballafaqimi në mes Egnatias vendase dhe Vllaznisë mysafire, takim ky i vlefshëm për javën e 15-të të kategorisë Abissnet Superiore, që do të luhet të shtunën, ora 13:30 në “Demrozi Stadium” të Rrogozhinës, i është besuar arbitrit tropojan, Dorjan Maletaj.
Ndihmës të Maletajt, janë Erind Burgu nga Fushë Kruja dhe Rejdi Zajimi nga Tirana. Gjyqtar i katërt, do të jetë Daniel Vrapi po nga Tirana.
Ndërkohë, në sistemin VAR është caktuar ndërkombëtari, Enea Jorgji i kolegjumit të Elbasanit dhe AVAR, Nertil Bregasi nga Tirana. Delegat i FSHF-së, është Alban Tafaj nga Tirana, ndërsa vëshgues, lezhjani, Prek Pjetrushi.
Trupa gjykuese e ndeshjes, Egnatia-Vllaznia
Arbitër kryesor:Dorjan Maletaj(Tropojë)
Asistent 1:Erind Burgu(Fushe-Krujë)
Asistent 2:Rejdi Zajimi(Tiranë)
Arbitër i 4:Daniel Vrapi(Tiranë)
Var:Enea Jorgji(Elbasan)
Avar:Nertil Bregasi(Tiranë)
Delegat:Alban Tafaj(Tiranë)
Vëzhgues:Prek Pjetrushi(Lezhë)
Fatos LAMAJ