Sulmuesi kamerunas i Elbasanit Blaise Tsague mori trajtën e “heroit” në fitoren kundër Vllanzisë në “Elbasan Arena”.
Goli i 25-vjeçarit në minutën e 49 rezultoi vendimtar, duke fituar çmimin “Lojtari i Ndeshjes”. Tsague pas duelit në fjalë, foli për mediat:
“Ndoshta më duhej pak kohë me adaptimin. Tani ndihem në Shqipëri si te shtëpia ime.
E kisha provuar në stërvitje që të isha më shumë prezentë në mesfushë, për të ulur topa për shokët e ekipit”.



