U aktivizua në pjesën e dytë, Angli-Shqipëri, Armando Broja, i kënaqur për rikthimin pas dëmtimit të gjatë

Për Armando Brojën, sfida e sotme Angli-Shqipëri e luajtur në “Ëembley” për kualifikueset e Kupës së Botës ishte e veçantë, pasi ai rikthehet në kombëtare pas një seri dëmtimesh. Aktivizimi i tij në pjesën e dytë u prit me ovacione të shumta nga tifozëria kuqezi e pranishme në stadiumin londinez. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për TV Klan, ai shprehet i kënaqur për këtë rikthim, ku ndonëse Shqipëria u mund 2-0 me golat e  Ljuis-Skellit dhe i Herri Kejn, mendon se skuadra dha më të mirën e saj dhe se shpreson shumë për të ardhmen.

Prononcimi i Armando Brojës pas ndeshjes, Angli-Shqipëri, 2-0

“Më pëlqyen shumë tifozët. Jam shumë i kënaqur që u ktheva me ekipin dhe çunat. Isha mundem të rikuperohem 100% dhe të vazhdoj pa dëmtime dhe të kënaqem me futbollin.

Është bukur, ke mundësi të luash në këtë stadium. Nuk munden të gjithë. Është shumë bukur për mua. Gjë e bukur për mua dhe familjen. Anglia ekip shumë i madh dhe me kualitet, e dinim që do ishte e vështirë. Ekipi ka dhënë maksimumin, kishim shanse për gola, por një ditë tjetër i shfrytëzojmë.

Kam fol, edhe Everton dhe Çelsi ka fol me Kombëtaren. U ktheva nga dëmtim i gjatë. Ka qenë sezon i vështirë për mua dhe trupin. Tani dua të kthehem në fizik të mirë dhe të jem pa dëmtime. E dija që nuk do luaja nga minuta e parë sepse për rikuperimin tim, nuk mund të luaja 90 minuta. Tani u ktheva, luajta 10 minuta me Evertonin të shtunën. Më tha trajneri të bëhem gati se ndoshta do luash 30-40 minuta. Thashë do rri i gatshëm se më duhet Kombëtarja, jam i lumtur që dola mirë”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu