Shamrock Rovers-Egnatia 3-1(Shënues: 29′(p) Burke, 55′ Lopes, 57′ Grin – 40′(ag) Grin)
SHAMROCK ROVERS: McGinty; Soboëale, Lopes, Stevens, Fitzgerald, Byrne, Healy, Ëatts, Brennan, Burke, Greene. Trajner: Stephen Bradley.
EGNATIA: Dajsinani; Sota, Bitri, Aliyev, Jaime, Fernando, Kryeziu, Diabate, Yago, Adjessa, Gruda. Trajner: Nevil Dede.
Arbitër: Andris Treimavis (letonez)
Egnatia nuk ia doli të marrë rezultat pozitiv në transfertën ndaj Shamrock Rovers duke u mposhtur me rezultatin 3-1 në takimin e parë të turit kualifikues të UEFA Europa League.
Skuadra irlandeze e nisi më mirë sfidën dhe kaloi në avantazh në minutën e 29-të.
Burke u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke mposhtur portierin e rrogozhinasve.
Egnatia reagoi dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 41-të ndërsa pas penalltisë së Jaime e pritur nga McGinty Greene tentoi të largonte topin por përfundoi duke e dërguar atë në portën e tij duke rikthyer baraspeshën.
Në pjesën e dytë Shamrock Rovers u tregua më efikas dhe realizoi dy gola të shpejtë.
Fillimisht Lopes kaloi sërish vendasit në avantazh në minutën e 55-të ndërsa vetëm dy minuta më vonë Greene këtë herë në portën e duhur shënoi golin e tretë për irlandezët duke vulosur shifrat 3-1.
Egnatia tashmë do të tentojë përmbysjen në ndeshjen e kthimit e cila do të zhvillohet më 13 gusht në orën 21:00 në “Egnatia Arena”.
Kampionët e Shqipërisë do të kërkojnë një tjetër mbrëmje magjike europiane për të siguruar kualifikimin në fazën play-off të UEFA Europa League.
Fatos LAMAJ


