Thursday, December 12, 2024

U akuzua për ngacmime seksuale, mbyllet hetimi për Kylian Mbappe”. Prokurorja Marina Chirakova: “Nuk ka prova të mjaftueshme”!

Lexo

Është mbyllur në Suedi hetimi për akuzat për sulm seksual ndaj futbollistit Kylian Mbappé. Ai u dyshua për përdhunim dhe dy raste të ngacmimeve seksuale në një hotel në qendër të Stokholmit më 10 tetor, por prokurorja Marina Chirakova tha se “provat nuk ishin të mjaftueshme”.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta suedeze Aftonbladet. Lojtari i Real Madridit nuk u mor kurrë në pyetje për këtë rast.

“Ne kemi marrë masat e zakonshme hetimore, duke përfshirë kryerjen e një sërë intervistash, në hetimet për dhunën seksuale është zakon që të kryhen edhe hetime teknike dhe ne e bëmë këtë edhe në këtë rast” shtoi Chirakova. Gruaja që denoncoi Mbappénë nuk bëri komente.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img