Katër ditë më parë doli i dëmtuar nga fusha e lojës gjatë ndeshjes, Hungari-Shqipëri. Ishte një dyluftim ajor në zonën e portës së kuqezinjëve kur portjeri Berisha dhe futbollistë të tjerë që sulmonin topin u përplasen keqazi me mbrojtësin shqiptar.
Fillmisht u duk si diçka që mund të kalonte më lehtë dhe ai të kthehej në fushën e lojës, por më pas, kur ai doli nga fusha, por edhe nga stadiumi nën shoqërinë e stafit mjekësor duke iu drejtuar spitalit vendas për ndërhyrje më të specializuar, u kuptua qartë se situata është serioze.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, është bërë e mundur edhe ndërhyrja kijurgjikale duke realizuar një operacion jo të lehtë në parakrahun e majtë, pas të cilit do t’i duhet të qëndrojë rreth një muaj larg fushave të lojës.
“Ju falimenderoj të gjithëve për mbështetjen në ditët e fundit
Operacioni ishte i suksesshëm dhe do kthehem sa më shpejt në fushë
sonte do bëj tifo nga shtëpia dhe i uroj shume fat shokëve të skuadrës ”, shkruan në Gjimshiti në postimin e tij përc jellë në Instagram.