Monday, May 6, 2024

Pas pak, Shqipëri-Poloni, Reja zbardh formacionin. Broja përsëri në stol

Lexo

Ndërkohë që ka pak më shumë se një orë për të startuar sfida në mes Shqipërisë dhe Polonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, tekniku i përfaqësueses shqiptare, italiani Eduardo Reja ka zbardhur formacionin e parë.

Mungesat e disa titullarëve, si Gjimshiti, Çikalleshi, Bala, Çekiçi dhe së funkdmi edhe Gjasula, e kanë detyruar trajnerin Reja të lëviz jo pak me stolin.

Megjithatë, ajo çfar të bjen më tepër në sy ka të bëjë me lënien përsëri në stol të sulmuesit Armando Broja, për të cilin falë asaj çfar ka bërë në tre ndeshjet e fundit kur është future si zëvendësues, i gjithë opinion priste që Broja të ishte në lojë nga minuta e parë.

Berisha, Veseli, Kumbulla, Ismajli, Trashi, Bare, Ramadani, Roshi, Hysaj, Uzuni dhe Manaj. Këto janë emrat e formacionit të parë në kombëtaren e Shqipërisq që pritet ta nisin nga minuta e parë në sfidën përballë Polonisë, e cila starton në “Air Albania” të kryeqytetit duke nisur nga ora 20.45.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img