Kampionët e Shqipërisë nuk kanë kohë të mendojnë për eliminimin nga turi i parë i Champions League pasi fokusi është në turin e dytë të Conference League. Aty rrogozhinasit do të përballen me kampionët e Islandës, Vikingur Reykjavik.
Një ndeshje mes kampionësh, me Edlir Tetovës që buzëqesh disa ditë para ndeshjes së parë. Egnatias i rikthehen dy pika kyçe të ekipit, si Edison Ndreca apo Arbin Zejnullai.
Si mbrojtësi i majtë ashtu dhe mesfushori munguan në ndeshjen e kthimit përballë Banja Luka, pasi në të parën u ndëshkuan me karton të kuq. Tashmë koha e dënimit ka përfunduar, me dy yjet e Egnatias që janë gati për të kontribuar në ekip.