U eleminua nga Champions Legue, Egnatia mund të ndeshet me Ballkanin ose Strugën në Conference League

Sot në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për raundin e 3-të të Conference League. Në orën 14:00 ekipet pjesëmarrëse do të mësojnë kundërshtarët e tyre në këtë kompeticion.

Në Shqipëri tifozët e Egnatias dhe Partizanit do të kenë vëmendjen në këtë event edhe pse në fillim duhet që si fillim skuadrat e tyre të zemrës të bëjnë detyrën në raundin e dytë respektivisht përballë Vikingur dhe Iberia Tbilisi.

Kampionët e Superiores nëse kalojnë në turin e 3-të të Confernece League ndodhen në gurpin e ekipeve kampione. Goglat në këtë fazë mund të rezervojnë “derbi” shqiptarësh, pasi në këtë grup ndodhen edhe Ballkani dhe Struga.

Ndërsa Partizani, i cili është në grupin tjetër do të ketë kundërshtarë të fortë. Prej tyre mund të përmendim Istanbul Besaksehir, Makabi Haifa dhe Astana.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu