Saturday, November 23, 2024

U eleminua nga Teuta, ironia e trajnerit të Skënderbeut, Memelli: Ziri ishte me Partinë Demokratike sot!

Lexo

Realisht, korçarët bënë një paraqitje shumë të mirë në përballjen e sotme me Teutën, por në fund rezultati ishte 1 me 0 për durrsakët, të cilët u kualifikuan në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë. Pas ndeshjes, ndërsa prononcohej për Supersport, duke analizuar takimin në fjalë, tekniku i korçarëve ironizon gjyqtarin Ziri, i cili sipas tij ndikoi në rezultain e ndeshjes.

“Erdha për një no-coment, por për respekt po i bëj disa komente. Nuk kemi anë psikologjike të rënduar. Luajtëm si superior dhe aspak si skuadër inferiore. Morëm një gol me penallti shënuam një gol të rregullt. Për sa kohë që gjërat nuk i bëjmë dot me forcën e fushës, nuk i zhbëjmë dot jashtë fushës. Ziri ishte me Partinë Demokratike sot.

Nuk kam asnjë problem me veten unë. Luajmë me të gjitha skuadrat si të barabartë, përpos detajeve. Kjo punë subjektive është, mendimet janë të ndryshme. Nuk kam se çfarë të zhbëj më. Kush ma heq të drejtën mua të synoj Kupën, për sa kohë e kam guximin bashkë me lojtarët. Zgjuarsia i takon tjetër kujt, guximi më takon mua. Lojtarët kanë dhënë maksimumin, maksimumin do japin edhe ne.  Gjyqtari është me PD-në, unë nuk di të gjykoj. Unë dua të hyj në votime i barabartë.

Bujar Pregja më tha se marrim si referencë gjykimin që i bëjnë ata momentit jo rregullores. Varet nga ata. Dajan Shehi dhe mbrojtësi i Teutës nuk e prekën topin te goli i anuluar. Posedimi i topit nuk është faktor kyç, por të krijosh një volum të madh te 1/3-ta e kundërshtarit, e gjithë pjesa tjetër ka folur për ne. Nuk kemi çfarë iu kërkojmë lojtarëve, unë vetëm dua t’i përgëzoj. Kush është ajo skuadër që mua më ka dominuar këtë sezon?   Te goli i anuluar ka tërheqje te Dajan Shehi. VAR-i hyn për të na anuluar golin, por penallti nuk na japin. Komplimente Teutës, ne na ngelet pjesa për të bërë mirë në kampionat. Kjo puna jonë këtu ka stres, dua të falënderoj lojtarët për forcën që kanë treguar. Të gjitha pjesët e tjera i ngelet të ardhmes. Kam qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë. Një nga dëshirat më të mëdhaja është që ta shikoj Ervin Bulkun trajner në Superligën Shqiptare”, u shpreh Memelli.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img