Prononcimi i trajnerit të Dinamos, Ilir Daja, pas ndeshjes, Dinamo-Skënderbeu 0-2
“Sigurisht që në gjithë këto ndeshje do të ketë ditë jo, me gjithë problematikën që kemi. Pasi pësuam golin me kundërsulm, e dinim që nuk duhet të prishnim ekuilibrat, duke qenë që kanë lojtarë të shpejtë prisnim të na godisnin me kundërsulm. Nuk ishim në ekuilibër në momentin e parë, kur duhet të reagonim erdhi dhe ai autogol. Nuk e kishim më forcën dhe për të finalizuar. Dhe ato pak raste që u krijuan, nuk kishim më qetësinë apo anën psikologjike e kishim të rënë.
Ajo që mund të kishim ndryshuar, ishin dy linjat e sipërme, e sulmit dhe dy të brendshmit. Aty nuk kemi për momentin lojtarë, Qardaku vjen nga dëmtimi. Vila nuk e ka atë formën e duhur që mund ta përdorim dhe në vend tjetër. Plani B ishte gati i pamundur sepse na mungojnë alternativat.
Kemi 11she të mirë, ato që hyjnë nga stoli duhet të bëjnë punë shumë të madhe që të marrin fanellën e titullarit.
Nuk besoj se e kanë marrë lehtë ndeshjen sepse e kemi objektiv Kupën, pavarësisht se kemi bërë hap jo të mirë. Ka dhe ndeshje tjetër, prap do e tentojmë. Nuk mund të them që kemi hequr dorë, pavarësisht se kemi bërë hap fals dhe për meritë të Skënderbeut. Pasimet gabim nuk ishin në pjesën e parë, ishin më shumë në të dytën. Duhet të ishim më të duruar në qarkullimin e shpejtë. Me bllok poshtë duhet të vuash dhe ti, siç rri kundërshtari poshtë. Pjesën e dytë e dorëzuam sepse kishim shumë topa gabim. Dhe kur merrnim zona, i merrnim me kurriz nga porta. Kjo ishte ajo që bëri ndryshim nga pjesa e parë në të dytë.
Mandela është lojtar i rëndësishëm i joni. Nuk besoj jemi të varur nga vetëm 1 lojtar sepse ka munguar 2-3 javë në kampionat. Gati 1/3 e ndeshjeve dhe ekipi është shprehur mirë. Çdo lojtar i formacionit, nga Dita, Karamba dhe Toli, edhe Itodo, përshkallëzohet situata përcepiton kështu si shkoi sot”, u shpreh Daja për RTSH.