Monday, November 25, 2024

U përfol për lejimin e tifozëve në stadium, KF Vllaznia sqaron opinionin se Vllaznia-Laçi luhet me dyer të mbyllura

Lexo

Kanë qënë të shumta komentet, kërkesat, opinionet, apo edhe ndonjë lajm jozyrtar që për ndeshjen e fundit të kampionatit, Vllaznia-Laçi do të lejohen tifozët ta ndjekin live në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

Por, realisht një gjë e tillë nuk qëndron. Dhe, për këtë, me qëllimin e mirë të informojë masën e madhe të tifozërisë që të mos kenë keqkuptime në këtë drejtim, KF Vllaznia ka përcjellë zyrtarisht deklaratën në fjalë.

SQARIM

KF Vllaznia ju bën të ditur të gjithë tifozëve të saj se pavarësisht zërave që kanë qarkulluar ditët e fundit, stadiumet shqiptare vazhdojnë të jenë të mbyllura si rrjedhojë e rregullave të vendosura nga institucionet shtetërore për shkak të situatës së krijuar nga covid-19. Për këtë arsye, edhe në ndeshjen Vllaznia- Laçi që është e fundit e këtij kampionati, prania e tifozëve në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” është sërish e pamundur. Mbetemi me shpresë që të paktën në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut, të kemi një numër tifozësh në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

Forca Vllaznia!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img