Thursday, May 30, 2024

Emocionet e shkodranes Arlinda Çausholli për skuadrën e zemrës në pragndeshjen vendimtare për titull, Vllaznia-Laçi, sot ora 17.00 në “Loro Boriçi”

Lexo

Jena Vllazni !

Sado titulli është togfjalësh tifozerie, shkrimi shkon përtej duartrokitjeve dhe përgatitjes për ndeshjen e sotme me Laçin.

Vllaznia ka bërë një rrugëtim të gjatë e të papritur hera-herës, por sezoni po i afrohet fundit, ndaj flamurin e shallin me mbishkrimin kuq e blu, e kam nxjerrë nga dollapi, ndërkohë që zemra po na del nga kraharori të gjithëve. Pak tifoza do të ketë në stadiumin “Loro Boriçi”, por lumi i urimeve dhe kurajos për Vllazninë është i madh.

Urojmë që zjarrin që keni në zemër, ta zbrisni në fushë, urojmë që mendja të jetë e ftohtë dhe e qetë, e guximi për të mos u ndalur të kapercejë çdo pengesë, psikologjike e fizike. Besojmë se përpjekjeve të zellshme për fitore do t’u ndjehet fryma pa ndalim, aq sa brohoritjeve që peshojnë rëndë, në çdo shtëpi që ndjehet Vllazni.

Na keni bërë të shpresojmë, ëndërrojmë, të krijojmë…e të mos harrojmë. E këto nuk janë pak, në një kohë kur pandemia ka ndalur vrapin e nje shekulli dhe jeta ka ulur ritmet e hareshme. Për këtë jemi mirënjohës, për çdokënd që kontribuon brenda fushës së skuadrës me historik magjik të Vllaznisë, dhe jashtë saj.

Nuk quhet Vllazni rastësisht. Vllaznia do ta shohë veten sot e deri në fund, me sytë e të parëve dhe do të na japë një këngë të këndojmë, me emrin që thur lavdinë e përkrahjes ndaj njëri-tjetrit, dëshirës për ta thirrë e vizionit për ta ngrit, kur bie.

Rezultati njerëzor që është prodhuar në këtë sezon futbollistik është i jashtëzakonshëm dhe ka epërsi ndaj çdo golavarazhi. Kjo duhet vlerësuar, përmendur dhe kujtuar sidomos atëherë kur këmbët duket sikur nuk përgjigjen dhe shpresat të rrokullisen bashkë me topin. Forca djema. Ju ngrihuni. Keni një qytet të tërë me vete. Dhe ca të tjerë jashtë tij…

Arlinda Çausholli        #vllaznia #kuqeblu

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img