Tuesday, November 5, 2024

U shpall ‘Këpuca e Artë’ dhe kampion i La Liga 2 me Granada-n, Presidenti Duka dhe trajneri Silvinjo përshëndesin arritjen e Myrto Uzunit

Lexo

Sulmuesi shqiptar i Granada-s, Myrto Uzuni është shpallur kampion i Ligës së Dytë në Spanjë. Uzuni ka qenë padyshim njeriu më i rëndësishëm i këtij suksesi të madh të Granada-s, ku ka shënuar plot 23 gola gjatë këtij edicioni futbollistik dhe ka dhuruar 5 asiste.

Veç ngritjes së trofeut si kampionë të Ligës së Dytë, skuadra e Granada-s do të luajë sezonin e ardhshëm në La Liga, kjo edhe falë kontributit të jashtëzakonshëm të Myrto Uzunit. Gjithashtu, sulmuesi kuqezi është bërë tashmë pjesë e librit të artë të futbollit spanjoll, duke u shpallur ‘Këpuca e Artë’ e kampionatit ‘La Liga 2’ për këtë sezon futbollistik.

Ky është një moment historik jo vetëm për Myrto Uzunin si futbollist, por edhe për Shqipërinë dhe Kombëtaren shqiptare të futbollit, që synon të kualifikohet në EURO 2024. Këtë arritje të madhe të sulmuesit Myrto Uzunit e ka përshëndetur edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe trajneri i ekipit kombëtar, Silvinjo.

Presidenti Duka dhe tekniku brazilian urojnë sulmuesin kuqezi dhe skuadrën e Granada-s për titullin kampion të La Liga 2 dhe i urojnë shumë suksese në La Liga në edicionin e ardhshëm, ndërsa veçojnë edhe suksesin e Myrtos si ‘Këpuca e Artë 2022-2023’ në La Liga 2. Njëkohësisht, si kreu i qeverisë së futbollit shqiptar, ashtu edhe trajneri Silvinjo e mirëpresin Myrto Uzunin në dy ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img