Në kalendarin e FSHF-së, ishin për t’u luajtur të shtunën dhe të dielen e fundjavës së kaluar, por për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut, Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bëri me dije dy ditë më parë spostimin e ndeshjeve të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë për t’u zhvilluar ditën e hënë duke nisur nga ora 13:30.
Kështu, në javën e 10-të e Kategorinë së Parë, Bylisi kryesues do të presë Besën në një sfidë që luhet për vendin e parë dhe mbijetesën, ndërsa AF Elbasani luan në transfertë me Luzin.
Vora e vendit të tretë pret Lushnjën, me këtë të fundit që është futur në garë për një vend në “play off”, ndërsa Apolonia kërkon të rikthehet te fitorja në transfertën përballë Kastriotit.
Korabi dhe Flamurtari do të masin forcat me të dyja skuadrat që ndodhen në zonën “play off”, ndërsa gjithashtu luhet dhe takimi Tomori-Burreli.
Kalendari i ndeshjeve të javës së 10-të të Kategorisë së Parë
Bylis-Besa 13:30
Kastrioti-Apolonia 13:30
Korabi-Flamurtari 13:30
Luzi-AF Elbasani 13:30
Tomorri-Burreli 13:30
Vora-Lushnja 13:30