Tuesday, May 21, 2024

Kryesfida, Partizani-Vllaznia, mbyll sot javën e 12-të të Superiores

Lexo

E nisur të shtunën me një ndeshje, tre të tjera dje, Abissnet Superiore mbyll sot javën e 12-të me superduelin, Partizani-Vllaznia. Një ndeshje që po pritet me shumë interes nga mbarë opinioni sportiv dhe kryesisht dy tifozëritë përkatëse, të kuqtë vendas dhe kuqeblutë udhëtues.

Partizani për të vijuar ritmin e pesë fitoreve radhazi nën drejtimin e trajnerit të komanduar Arbër Abilaliaj dhe Vllaznia me trajneri e ri Qatip Osmani për të bërën kthesen e madhe pas një seri rezultatesh negative.

Dueli në fjalë do të luhet në stadiumin “Arena e Demave” duke filluar nga ora 18:00 dhe do të transmetohet live pa pagesë nga MCN TV.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 12-të të Abissnet Superiore

Pardje

Erzeni-Egnatia 0-1

Djet

Kukësi-Dinamo 0-0
Skënderbeu-Tirana 1-1
Teuta-Laçi 1-1

Sot

Partizani-Vllaznia ora 18:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img