Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, e ka nisur me barazim aventurën e saj në fazën e ligës në UEFA Conference League.
Në udhëtimin e largët në Tampere, ekipi i drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani arriti të marrë një pikë në ndeshjen kundër KuPS-it të Finlandës. Ndeshja e zhvilluar të enjten mbrëma përfundoi me rezultat 1:1.
Për vendasit shënoi sulmuesi polak, Piotr Parazyszek, në minutën e 75-të, duke kaluar KuPS-in në avantazh. Por Drita nuk u dorëzua dhe reagoi shpejt, kur në minutën e 80-të, Albert Dabiqaj barazoi rezultatin me një goditje të bukur me kokë, duke siguruar rezultatin përfundimtar 1:1.
Ky barazim në transfertë i jep Dritës një start pozitiv në garën evropiane dhe përforcon aspiratat e klubit për të marrë sa më shumë pikë në ndeshjet e radhës.
Ndeshjen e radhës në Evropë skuadra gjilanase e zhvillon më 23 korrik, në orën 18:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër skuadrës qipriote, Omonoia.



