Sunday, June 22, 2025

UEFA konfirmon: Vllaznia-Daugavpils, luhet me 10 korrik, ora 20:00, në “Elbasan Arena”. Konfirmohet gjithashtu edhe ora 20.00 e 24 Korrikut në stadiumin “Loro Boriçi”, nëse kuqeblutë kualikohen në turin e dytë

Lexo

Nuk ka më hezitim, Vllaznia- Daugavpils, sfida e parë e turit të parë të Konference Ligë, do të luhet me datë 10 korrik 2025, në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar prej orës 20:00.

Shuhet kështu çdo shpresë, apo dëshirë në opinionin sportiv që në nisi të ekzistonte për një rishikim të vendimit, sidomos pas normalizimit të çështjes së stadiumit “Loro Boriçi”, me  tërheqjen e Bashkisë për të mos e zhvilluar koncertin e këngëtarit Bujar Qamili në këto ambiente.

Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga institucioni i UEFA-s, duke konfirmuar datën, vendin dhe orën e propozuar nga vetë KF Vllaznia, që është, ora 20:00 e 10 korrikut 2025, gjë e cila në fakt ka qënë e mbyllur që në momentin hedhjes së shortit, kur drejtuesit e klubit kuqeblu kanë dorëzuar dokumentacionin në UEFA.

Po, nga i njëjti burim i UEFA-s, mësohet, se KF Vllaznia ka depozituar dhe madje është miratuar nga UEFA, që ndeshja e turit të dytë, gjithnjë nëse kuqeblutë kualifikohen përballë letonezëve, të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” me datë 24 korrik, ora 20:00.

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img