Thursday, November 21, 2024

UEFA “Regions’ Cup”/ Zbardhet lista e lojtarëve të Shqipërisë së futbollit amator, për ndeshjet e raundit të të ndërmjetëm

Lexo

Shqipëria e futbollit amator do të nisë grumbullimin në datën 13 gusht, në kuadër të pjesëmarrjes për herë të parë në turin e ndërmjetëm të kompeticionit UEFA “Regions’ Cup”, që zhvillohet në Bonje Hercegovinë, në datat 14-20 gusht. Skuadra kuqezi ndodhet në grupin C, së bashku me Çekinë, Bosnje Hercegovinën dhe Skocinë.

Skuadra do të udhëtojë drejt Tuzlës në datën 13 gusht ku do të stërvitet dhe do të luajë tre ndeshje, ndërsa trajnerët Ardian Haçi dhe Igli Mumajesi kanë shpallur listën me emrat e lojtarëve të përzgjedhur.

Në datën 14 gusht, Shqipëria ndeshet me Hradec Králové të (CZE), në datën 17 me ekipin Tuzla (BIH) dhe mbyll turin përballë Central Scotland (SCO). Të gjitha ndeshjet zhvillohen në orën 17:00.

Skuadra e futbollit amator u krijua këtë vit nga FSHF dhe arriti të kualifikohej fillimisht në raundin para-eliminator të grupit A, pasi fitoi ndaj Armenisë 0-4 dhe Estonisë 1-0, duke u renditur si e para e grupit më gjashtë pikë, për t’u kualifikuar më tej në raundin e ndërmjetëm.

Në rast se ekipi kuqezi e mbyll këtë raund si vendi i parë në grup, do të sigurojë për herë të parë kualifikimin historik në fazën finale të UEFA “Regions’ Cup”.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 18 lojtarëve të ftuar nga trajnerët Haçi dhe Mumajesi për kompeticionin UEFA “Regions’ Cup”:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img