Sunday, November 24, 2024

UEFA, shpall Pep Guardiolen fitues të çmimit “Trajneri i Vitit”

Lexo

Organizmi që qeveris futbollin evropian, UEFA, ka shpallur të enjten në mbrëmje edhe fituesit e çmimeve për më të mirët e vitit, si sa u përket futbollistëve, ashtu edhe trajnerëve. Dhe, natyrshëm, Mançester Siti, skuadra që fitoi 3 trofetë e sezonit të shkuar dhe u shtoi së fundmi atyre edhe Superkupën e Evropës, ishte ajo që mbizotëroi, teksa 3 nga 6 kandidaturat ishin në fakt të saj.

Kështu, Pep Guardiola është shpallur trajneri i vitit 2022/23 nga UEFA. 52-vjeçari spanjoll fitoi konkurrencën me Simone Inzaghin e Interit dhe Luciano Spallettin e Napolit.

Ky ishte triumfi i tretë i Guardiolës në Champios (pa dy sukseseve me Barcelonën), duke e bërë atë vetëm trajnerin e katërt që e prek këtë arritje.

Nën drejtimin e Guardiolës, City ka fituar 13 trofe madhorë, duke përfshirë pesë tituj kampion në gjashtë sezonet e fundit në Premier League. Së fundmi, Citizens fituan Superkupën e Europës për herë të parë më 16 gusht, duke e bërë spanjollin trajnerin e parë që e fiton trofeun me tri klube të ndryshme.

Rezultati i votimit

1 Josep Guardiola (Manchester City)

2 Luciano Spalletti (Napoli)

3 Simone Inzaghi (Inter)

4 Roberto De Zerbi (Brighton)

5 Mikel Arteta (Arsenal)

6 Zlatko Dalić (Kroaci)

7 José Luis Mendilibar (Sevilla)

8 Didier Deschamps (Francë)

9 David Moyes (Ëest Ham)

10 Franck Haise (Lent)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img