Sunday, August 24, 2025

UEFA Women’s EURO 2021-Kombëtarja e femrave përgatitet në Shkodër

Lexo

Kombëtarja shqiptare e femrave ka filluar të marten grumbullimin për ndeshjen kualifikuese ndaj Skocisë, të vlefshme për eliminatoret e UEFA Ëomen’s EURO 2021. Trajneri Armir Grima ka grumbulluar për këtë ndeshje 20 vajza të cilat luajnë në kampionatin shqiptar dhe në atë të huaj. Seancat stërvitore, ekipi ynë i vajzave po i zhvillon në kompleksin turistiko-sportiv Gardenland Resort Barbullush në periferi të qytetit të Shkodrës dhe do të zgjasin deri ditën e enjte, kur edhe do të niset drejt Skocisë.

Në listen e teknikut Grima dominon elementi i marrë nga ekipi i Vllaznisë kampione, numri i të cilave shkon në tetë me emra të tillë si Albina Rrahmani që është edhe kapitenia e skuadres kuqezi, Arbenita Curraj, Aidena Mustafa, Arbiona Bajraktari, Megi Doçi, Sara Maliçi, Luçie Gjini, Esi Lufo, Zylfije Bajramaj, ndërkohë që nga ekipi tjeter shkodran, Juban Danja spikat futbollistja Paola Jaku. Ndeshja kundër ekipit skocez do të luhet në datën 23 tetor.

Shqipëria ndodhet në grupin E të këtyre eliminatoreve, me Portugalinë, Skocinë, Qipron dhe Finlandën. Në ndeshjen e fundit që u zhvillua në 11 mars, vajzat tona morën një fitore 0-2 në transfertë me Qipron.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img