FK Zora Shpuz-Vllaznia 0-3(Shënues: Marku, Vulaj, Aralica)
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Shehi, Spahia, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Alivoda, Marku, Çoba, Hoxha. Trajner: Mirel Josa
Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, kuqeblutë e Vllaznisë, të cilët prej një jave vijojnë minifazën përgatitore në Ulqin, sot kanë zhvilluar miqësoren e parë, nga dy të tilla që janë planifikuar përpara kthimit në Shkodër.
Përballë Vllaznisë ka qënë një kundërshtar modest, siç është FK Zora Shpuz, i cili megjithë përpjekjet për të marrë një rezultat pozitiv, nuk ka mundur t’i rezistojë skuadrës shkodrae, e cila vazhdon të jetë në top-formë.
Zogoviç, Gurishta, Shehi, Spahia, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Alivoda, Marku, Çoba, Hoxha, kanë qënë emrat që tekniku Mirel Josa ka hedhur në fushë nga minuta e parë, ndërkohë që gjatë ndeshjes ka pasur lëvizje me aktivizimin, thuajse të gjithë futbollistëve që ka në dispozicion në përgatitoren e Ulqinit.
0 me 3 në favor të Vllaznisë, ka përfunduar kjo miqësore, e cila duhet thënë se ka qënë e dominuar tërsisht nga kuqeblutë. Kjo, jo vetëm nga tre golat e shënuar në portën kundërshtarë pa pësuar asnjë, por edhe për volumin dhe pozitivitetin që skuadra ka paraqitur në fushën e lojës.
Rrjeta e parë për Vllanzinë ka ardhur përmes pikës së bardhë të penalltisë, ku Herald marku, vazhdon të mos gabojë në besimin që i ka dhënë tekniku Josa. Pas Markut, radha ka qënë për shqiptaro-malazezin Kristian Vulaj dhe kroatin Ante Aralica, të cilët janë autor të golit të dytë dhe të tretë duke vulosur përfundimisht fitoren e pastër dhe të merituar të Vllaznisë, 3-0.
N jë miqësore, e cila sipas drejtuesve kuqeblu, ka rezultuar të jetë një test pozitiv për skuadrën, pasi në pjesën më të madhe, futbollsitët e aktivizuar kanë treguar nivel, dhe për më tepër kanë zbatuar me përpikmëri detyrat e dhëna nga stafi teknik.