Tuesday, April 30, 2024

Ulqini, së shpejti me një stadium të ri modern

Lexo

Ulqini, një nga qëndrat më të frekuentura turistike, sidomos gjatë periudhës së veres, ka kërkuar prej kohësh të ketë një stadium komod. Përpos fluksit tejet të madh të pushuesve në këtë periudhë, falë kushteve të favorshme klimatike, Ulqini preferohet jashtë mase edhe gjatë stinës së dimit nga ekipet e ndryshme të futbollit nga rajoni, përfshirë edhe ato të Shqipërisë.

Vetëm pak ditë më parë, në komplekset turistike sportive të Ulqinit ishte e akomoduar edhe Vllaznia e Superligës së futbollit shqiptar, ku zhvilloi një minifazë përgatitore gjatë periudhës së ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve të botërorit.

Është kjo arsyeja, por edhe zhvillimet dhe progresi futbollistik në ekipet e Ulqinit dhe zonave përrreth, që Ulqini e kërkon patjetër të ketë një stadium cilësor. Dhe, mesa duket tani ka ardhur momenti i duhur për një gjë të tillë. Falë angazhimeve dhe përkujdesjes personale por edhe institucionale të Kryetarit të Komunës Ulqin, Omer Bajraktari, një ëndërr e kahershme e ulqinakëve po bëhet realitet.

Lajmin në fjalë e bën të ditur, Skendo Rexha, një nga aktivistët dhe drejtuesit kryesorë e njohur në vite pranë Klubit të Futbollit Otrant Olimpik të Ulqinit, një person që krahas të tjerave, punon vazhdimisht për një bashkëpunim të mirëfilltë në planin sportiv, mes Shqipërisë dhe Ulqinit dhe kryesish mes Shkodrës dhe Ulqinit.

“Stadiumi i qytetit në Ulqin është ëndërr e shumë gjeneratave që fatkeqësisht nuk u realizua kurrë. Pushtetet e mëparshem nuk patën vullnetin qe as të gjejnë lokacionin pavarësisht burimeve financiare të siguruara.

Gjithçka e përfunduam në një kohë rekord dhe tani presim një koordinim përfundimtar me Federatën e Futbollit të Malit të Zi për detajet e fundit. Ne dëshirojmë që stadiumi i Ulqinit të jetë ndër më të bukurit në këtë pjesë të rajonit

Po ashtu, një falenderim special kam për mikun tim në ilustrimin e projektimit konceptual të stadiumit të ardhshëm në Plazhë të Madhe. Presim shumë shpejt që të shpallim konkursin publik arkitektonik, dhe që arkitektët tanë të kenë mundësinë të propozojnë idetë e tyre. 

Gradski stadion u Ulcinju je san mnogih generacija koji se, nažalost, nikad nije realizovao. Prethodne vlasti nijesu uspjele čak ni lokaciju da pronađu uprkos obezbijeđenim finansijskim sredstvima.

Sve to smo završili u rekordnom roku i sada očekujemo završna usaglašavanja sa Fudbalskim savezom Crne Gore oko zadnjih detalja. Želimo da stadion u Ulcinju bude jedan od najljepših u okruženju.

Zahvaljujem se mom prijatelju na ilustraciji idejnog rješenja budućeg stadiona na Velikoj plaži. Očekujemo veoma brzo da ćemo raspisati javni arhitektonski konkurs i da naši arhitekti dobiju priliku da predlože svoje ideje.”, shkruan Skendo Rexha, në njoftimin e shpërndarë për publikun duke e shoqëruar edhe me fotot e projektit në fjalë.

Gaspër MARKU

Foto: Projekti i stadiumit të ri të Ulqinit, si dhe takimi që Kryetari i Komunës Ulqin, Omer Bajraktari dhe shefi i klubit sportiv Otrant Ulqin, Skendo Rexha me Presidentin e Federatës Futbollit, Mali i Zi, ish futbollistin madh, Dejan Saviçeviq)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img