Universiteti “Luigj Gurakuqi” shpallet kampion në Staff University Football League! Zamir Lumanaj, Fatjon Nurja, Fatos Behari-Trofe individual

Universiteti “Luigj Gurakuqi” shpallet kampion në Staff University Football League!

Pas një sezoni të mbushur me emocion dhe garë të fortë, Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës është kurorëzuar kampion i Staff University Football League, duke treguar lojë të jashtëzakonshme dhe shpirt gare deri në minutën e fundit!

Një falënderim i veçantë shkon për studentët, stafin administrativ dhe pedagogët e Universitetit të Shkodrës, të cilët mbështetën ekipin gjatë gjithë kampionatit, duke krijuar një atmosferë të paharrueshme në çdo ndeshje. Mbështetja dhe fryma e tyre sportive ishin një forcë shtesë drejt këtij triumfi!

Fituesit e Çmimeve Individuale:

Vendi i parë: Universiteti “Luigj Gurakuqi”

Vendi i dytë: Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës

Vendi i tretë: Kolegji Universitar i Biznesit

Golashënuesi më i mirë: Serxho Rama – Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Lojtari më i mirë: Zamir Lumanaj – Universiteti “Luigj Gurakuqi”

Trajneri më i mirë: Fatjon Nurja

Portieri më i mirë: Fatos Behari

Një sukses që tregon se sporti bashkon, frymëzon dhe krijon lidhje të forta mes komunitetit akademik. Ky ishte viti i dytë i një tradite të bukur në futbollin universitar dhe ne mezi presim sezonin e ardhshëm!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu