Sunday, November 24, 2024

Veleçiku i ri me trajnerin Dritan Smajli në krye nis punën për sezonin 2022-2023. Kryebashkiaku-president Tonin Marinaj “bekon” skuadrën dhe premton mbështetje për Kategorinë e Parë

Lexo

Për të dytin sezon me readhë, Veleçiku i Koplikut do të vijojë të konkurojë në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar. Një pozicion ky që nuk shkon aspak për shtat traditës skuadre, e cila prej vitesh ka qënë kontigjent, jo vetëm i kategorisë së parë, por hera-herës edhe me pretendime për t’u kualifikuar në Superiore.

Sezonin e kaluar, Veleçiku i drejtuar nga trajneri Haris Lika, bëri mjaft mirë duke vijuar të jetë skuadra kryesore që pretendonte kalimin në të parën, por fatkeqësisht ishte pikërisht java e fundit e kampionatit që prishi gjithçka në synimet e koplikasve.

Ndërkohë, për këtë sezon, natyrisht që pretendimëet e Veleçikut janë për të njëjtin objektiv. Për t’ia arritur qëllimit, drejtuesit kanë bërë disa ndryshime në kampin koplikas, mes të cilave edhe emërimin e trajnerit Dritan Smajli në krye të skuadrës. Një emër ky i njohur, sidomos si futbollist, ku krahas Besëlidhjes ka luajtur me shumë sukses edhe me Vllazninë, ndërkohë që gjatë periudhës së fundit ka kaluar përvoja pozitive edhe si trajner.

Për t’u theksuar është se sot, në ditën e parë të nisjes së fazës përgatitore për sezonin e ri futbollistik, pranë skuadrës është paraqitur kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, njëkohësisht edhe në cilësinë e presidentit të klubit të Veleçikut.

Ka qënë një tip “bekimi” që kryebashkiaku-president i ka bërë skuadrës koplikase në ditën e parë stërvitore duke premtuar mbështetje të vazhdueshme nga institucioni që ai drejton me qëllimin e mirë që objektivi i kalimit në kategorinë e parë të realizohet patjetër këtë vitë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img