Saturday, May 4, 2024

Veleçiku mund kryesuesen Vora 2-1 dhe mban vendin e dytë në renditjen e grupit A

Lexo

Veleçiku-Vora 2-1

(Shënues: Shekaj 25’, Kaçaj 27’/Balla 34’)

Veleçiku: L. Kacaj, Elbasani, Ujkaj(Hysaj 78), Rragami(A.Kacaj 57), Banushaj, Elv. Rrustemaj(Eli.Rrustemaj 57), Hajdari, Shekaj(Gurra 78), Kaceli, A.Kacaj, Bardulla(Kacokaj 57). Tranjer: Dritan Smajli

Vora: Hidi, Shani, Lala, Mema(Gjoni 46), Meta(Sefa 29), Stafa, Avdiu, Karaj, Balla, Dedej, Raboshta(Prengaj 46). Tranjer: Artan Mergjyshi

Gjyqtar: Ervin Kotomelo, Barjokels Hamzaj, Elion Shkembi(Korçe), Ditmir Grimci(Shkoder) Delegat: Petrit Haxhija(Tirane). Vezhgues: Shkelzen Ziri(Fushe-Kruje)

 

Veleçiku ka regjistruar nje tjeter fitore ne kampionat dhe si rrjedhoje e ka mbyllur fazen e dyte te tij ne vendin e dyte dhe tashme eshte ne pritje te ndeshjeve te fazes play-off per te tentuar deri ne fund ngjitjen ne kategorine e pare.

Koplikasit kane mundur sot me rezultatin 2-1 ekipin qe tashme eshte ngjitur nje kategori me lart, ate te Vores me rezultatin 2-1 ne ndeshjen e luajtur ne kompleksin vellezerit “Duli”.

Ka qene futbollisti Brajan Shekaj i cili ka shenuar golin e pare ne minuten e 25-te pas asistit te Bardulles, ndersa dy minuta me vone do te vinte edhe goli i dyte me autor Amarildo Kaçajn qe perfiton nga nje rremuje ne zone duke mposhtur portierin Hidi. Megjithate pak minuta me vone Vora do te ngushtonte shifrat me ane te futbollistit Balla qe godet sakte me koke krosin nga futbollisti Karaj.

Pjesa e pare ne kete menyre eshte mbyllur ne shifrat 2-1 per Veleçikun. Ne te dyten pavaresisht rasteve te krijuara nuk do te kishte gol tjeter dhe si rrjedhoje i gjithe takimi do te mbyllej me keto shifra. Ne kete menyre kampionati mbyllet ketu per koplikasit pasi ne javen e fundit sipas kalendarit e kane pushim.

Me fitoren e javes se fundit, Veleciku ka arritur te grumbullojne 46 pike duke u renditur ne vendin e dyte. Ne vend te trete eshte Sopoti qe ka 43 pike, por edhe ne rast fitoreje te fundit javen e ardhshme jane serish verioret qe do te mbajne vendin e dyte te renditjes per shkak te bilancit me te mire ne ndeshjet direkte.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img