FIFA ka vendosur që të ndryshojë kalendarin e ndeshjeve të kombëtareve duke njoftuar se nuk do të ketë më të tilla në muajin shtator dhe tetor.
Deri më tani është mësuar se ky ndryshim do të hyjë në fuqi sezonin e ardhshëm dhe pritet që të vendoset nëse do të jetë për një afat 4 deri në 8 vjeçar.
Sipas FIFA-s po mendohet që në këtë periudhë lojtarët të kenë dy javë pushim (21 shtator-6 tetor). Të pyetur për këtë vendim, i cili pritet të futet në fuqi në 2026-ën, zyrtarë të FIFA-s kanë shpejguar se ishte i domosdoshëm dhe se duke e hequr grumbullimet e kombëtareve për shtatorin dhe tetorin tregojnë se po japin një sinjal ku i përgjigjen nevojave të kohës.