Për vetë përvojën dhe arritjet pozitive duke spiaktur në fitimin e trofeve në kampionatin maqedonas e më gjërë, ardhja e dyshes shqiptaro-maqedonase, Qatip Osmani-Bashkim Livoreka në krye të Vllaznisë u prit me shumë entuziazëm.
Ndonëse javët e para nuk ishin të duhurat, nuk vonoi dhe rezultatet e Vllaznisë patën një kulm maksimal, ku gjithçka iu faturua profesor Qatipit dhe kolegut të tij Livoreka, duke iu shtuar më pas edhe mbështetja e drejtorit sportiv Tefik Osmani, morën vlerësime maksimale.
Megjithatë, për hirë të së vertetes, javët e fundit diçka nuk shkoi si duhet, ku sidomos eleminimi nga Kupa e Shqipërisë pëshjtelloi situatën në kampin kuqeblu deri në atë pikë sa mbrëmjen e sotme, vjen vendimi surprizë për ndërprerjen e bashkëpunimit me dyshen drejtuese të pankinës kuqeblu, Qatip Osmani-Bashkim Livoreka.
Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia
“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐨𝐩𝐢𝐧𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐝𝐚𝐬𝐡ë𝐬 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐦𝐢𝐫ë𝐤𝐮𝐩𝐭𝐢𝐦 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐨𝐫 𝐐𝐚𝐭𝐢𝐩 𝐎𝐬𝐦𝐚𝐧𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐨 𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐳ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐢𝐧 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐦 𝐋𝐢𝐯𝐨𝐫𝐞𝐤𝐚. 𝐊𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐢 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐡ë𝐧ë 𝐩ë𝐫 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫ë𝐧 𝐭𝐨𝐧ë 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧ë 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫ë𝐧 𝐞 𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐭ë 𝐦ë𝐭𝐞𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞!”,