Monday, May 6, 2024

Ditë ndryshimesh te Vllaznia. Dyshja Osmani-Livoreka përshëndetet me skuadrën, pasdite nis punën në krye të kuqebluve dyshja e re, Brdariç-Djarmati

Lexo

Dita e sotme nis me ndryshime në kampin kuqeblu. Pas njoftimit zyrtar të mbrëmjes së djeshme për ndërprerjen e bashkëpunimit me dyshen drejtuese të pankinës kuqeblu, Qatip Osmani-Bashkim Livoreka, në orët e paradites së sotme, atëherë kur në fakt skuadra kishte të programuar seancën stërvitore të radhës, shqiptaro-maqedonasit Osmani-Livoreka janë përshëndetur me skuadrën duke i lënë radhën pasardhësve të tyre.

Burime zyrtare pranë KF Vllaznia bëjnë të ditur se tashmë është marrë vendimi përfundimtar se kush do të marrë drejtimin e skuadrës. Ai është Thomas Brdariç, 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, që do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë,duke zëvendësuar në stolin e 9 herë kampionëve të Shqipërisë Qatip Osmanin.

Brdariç, nuk do të jetë rikthimi i vetëm, pasi te Vllaznia do të bëjë pjesë edhe Matko Djarmati. 42-vjeçari kroat, i cili ka qenë i pandarë me Brdaric gjatë viteve të fundit, mbajti postin e drejtorit sportiv të kuqebluve në periudhën 2020-2022.

Gjatë kohës së mëparshme që drejtoi Vllazninë në periudhën gusht 2020-mars 2022., Brdariç,  fitoi një Kupë Shqipërie, teksa iu afrua shumë titullit.

“Veriu Sport” mëson se Brdariç ka mbërritur në Rinas rreth orës 9:00 dhe menjëherë është nisur drejt qytetit më të madh verior për të firmosur kontratën me presidentin Alban Xhaferi, e cila pritet të shoqërohet me një konferencë shtypi për mediat në qytetin verior. Dhe, nga konferenca, direkt në fushën sëtrvitore për të nisur përgatitjet me skuadrën në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme, asaj që do të luhet ditën e dielë në transfertë me Egnatian për llogari të javës së 33-të të Supeëriores

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img