Vendos penalltia, Egnatia bie në “Arena e Demave” dhe mban të hapura llogaritë për Final Four

Partizani mposhti 1-0 Egnatian. Sfida e javës së 34-t në Superiore u vendos nga goli i Kekos. Ky i fundit shënoi nga penalltia që fitoi Kote në pjesën e dytë.

Sfidës nuk i mungoi tensioni, por në fund 3 pikët i buzëqeshën Partizanit. “Demat” mbeten në zonën e Final Four me 1 pikë më tepër se Elbasani.

Egnatia, pavarësisht formës së keqe në ndeshjet e fundit, vazhdon e pashqetësuar në vendin e parë. Skuadra e Tetovës numëron 3 pikë më tepër se Dinamo dhe Vllaznia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu