Veselinovic: “Nuk jam plotësisht i kënaqur me rezultatin. Ishim ekipi dominues që në fillim të ndeshjes”

Partizani dhe Tirana kanë mbyllur në barazimin 1-1 derbin e kryeqytetit, të luajtur në “Arena e Demave”. Pas kësaj sfide ka folur Aleksandar Veselinovic.

“Është gjithçka shumë e pritshme për shkak se është derbi. Tifozët kanë bërë një ambient të shkëlqyer dhe ishin gjithmonë në mbështetje të skuadrës. Ndjenjat i kam të përziera, nuk besoj se jam plotësisht i kënaqur me rezultatin 1-1. Normalisht që them se nuk duhet të jemi arrogantë e të respektojmë të gjithë kundërshtarët, po të mos ishte Tirana nuk do të ishte një derbi i tillë. Ne kemi qenë ekipi dominues që në fillim të ndeshjes dhe ishte çështje kohe kur do të arrinim të barazonim. Tifozët e ndjenë dhe mbështetën ekipin. Pastaj në një moment Tirana arriti të shënojë. Ato normalisht e arritën falë cilësive individuale, por edhe si rezultat i disa gabimeve individuale taktike tonat. Nga ai moment vazhduam të përformonim deri në fund. Pastaj në mënyrë të vetëdijshme dolëm sipër dhe linja jonë e sipërme ishte 45 metra.

Ishte pak e komplikuar, u munduam të bëjmë korrigjime me ndërrimet e lojtarët. Normalisht i dhamë pak më shumë hapësirë për kundërsulme Tiranës dhe ishte e natyrshme që t’i shfrytëzonin, ata edhe mund të na ndëshkonin për këto hapësira. Por një gjë që përsëritet në vazhdimësi është pjesa e moralit që gëzon ekipi dhe po e bëjmë në vazhdimësi. Përsëri arrijmë të shënojmë në fund të ndeshjes. Por mos harrojmë që edhe para saj patëm dy raste shumë të mira shënimi. Me gjithë respektin ndaj Tiranës, rezultati 1-0 për ata në fillimin e ndeshjes, ishte ajo që i mbajti gjallë. Dhe besoj se pjesa e verifikimit të inferioritetit të tyre ishte që u desh që shumë shpejt u shtrinë në fushë e duhej të hynte stafi mjekësor. Atë bëra edhe pushim që të vazhdojmë me këtë paraqitje se ndonjëherë është e vështirë të kontrollohen nervat.

Mendoj se korrigjimet që bëmë gjatë ndeshjes u treguan si të duhura edhe sa i përket kohës.

Sa i përket ndërrimit të Sembene, atë ndjesi që ke si trajner, është e vështirë ta përshkruash. Mendoj se për të gjithë është e qartë se në pjesën e parë ishim dominues dhe kontrolluam ndeshjen. Tirana arriti një gol që mbase i ndihmoi në aspektin psikologjik, por ne vazhduam të kërkojmë rezultatin. Mbase fakti që barazuam në fund i bie që duhet të jemi kënaqur me rezultatin ndaj them se në raport me atë që ndodhi në fushë, them që brenda nuk jam i kënaqur. Por normalisht që kemi luajtur kundër një klubi të madh”, tha Veselinoviç për RTSH pas ndeshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu