Partizani ka triumfuar në transfertë përballë Teutës, në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 0-2 në favor të miqve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Aleksandar Veselinovic.
“Siç çdo herë dua të përgëzoj lojtarët për performancën dhe angazhimin si dhe tifozët për mbështetjen. Nuk ka ndeshje të lehta në kampionatin shqiptar, aq më tepër në fushën e Teutës. Është ndeshja e tretë në 8 ditë, për ata pak më e vështirë, sepse luajtën me kohë shtesë në Kupë.
Për ne është e rëndësishme që të kemi të gjithë lojtarët të gatshëm, sepse kemi numër të kufizuar lojtarësh. Për këtë arsye lutem që të gjithë te jenë të shëndetshëm. Nuk duhet të fluturojmë pas kësaj fitoreje, se ka pasur pjesë të ndeshjes që kemi treguar mangësi.
Në punën time unë nuk krijoj presion te lojtarët. Është në brendinë e çdo sportisti të ketë ambicie maksimale. Pjesën tjetër ja le opinionit për ta vlerësuar, sepse çdo gjë që mund të them mund të merret ndryshe. Pjesa që është shumë e rëndësishme për mua është procesi stërvitor, ku do të përfundojmë në fund të kampionatit do të shikohet me kohën”, u shpreh Aleksandr Veselinoviç.