Sporti shkodran është futur në javën e festimeve të aktiviteteve kushtuar formimit të Shoqërisë Kulturore Sportive Vllaznia, e para e këtij lloj në vendin tonë, ditëlindja e së cilës është më 16 shkurt të vitit 1919. Që prej asaj dite dhe deri më sot kanë kaluar plot 105 vjet të mbushura me ngjarje dhe histori sportive nga më të suksesshmet.
Saktësisht, dita e festimit KF Vllaznia-Nderi i Kombit, përkon më 16 shkurt 2024, një ditë përpara sfidës shumë të rëndësishme të Abissnet Superiore, Vllaznia-Egnatia, ku në Shkodër do të jetë mysafir të shtunën ekipi kryesues i kampionatit të Abissnet Superiore, Egnatia.
Një prej figurave të spikatura të historisë së këtij klubit, Zyhdi Çoba, që me të drejtë konsiderohet si emblem e Vllaznisë në vite, fillimisht si basketbollist, dhe më pas, për shumë e shumë vite si mjek sportiv i klubit Vllaznia, kur edhe vazhdon edhe sot në moshën 81 vjeçare, teksa kujton me emocion karrieren e tij të gjatë me uniformën kuqeblu, përcjell një mesazh për tifozërinë shkodrane që përvjetorin e 105 të Vllaznisë, ta festojnë të gjithë së bashku në stadiumin “Loro Boriçi”, me një fitore ndaj Egnatias kryesuese.
(Video) Mesazhi emocionues i 81 vjeçarit Zyhdi Çoba, ish basketbollistit, dhe më pas, mjek sportiv i klubit Vllaznia)