Wednesday, May 15, 2024

Superliga e Basketbollit-Ndalet Vllaznia e meshkujve, humbin edhe femrat

Lexo

Një javë jo pozitive është konsideruar ajo që lamë pas për dy ekipet e basketbollit Vllaznia. Kjo, pasi të dy ekipet, për femra dhe meshkuj janë mundur në ndeshjet e tyre të luajtura në transfertë.

Për t’u theksuar është se ekipi i meshkujve i drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi ka pësuar humbjen e parë pas 6 fitoresh rradhazi kundër ekipit të Teutes në transfertë. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit  “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit u mbyll me rezultatin 92-73 në favor të skuadrës vendase.

Vetëm një periodë arriti të fitojë Vllanzia në këtë ndeshje, atë të dytën 21-22, ndërkohë që tre të tjerat u fituan nga vendasit, përkatësisht 21-19 e para, 25-19 e dyta dhe 25- 13 e katërta.

Pas një pjesë të parë të ekuilibruar, bregdetarët e bënë diferencën në gjysmën e dytë të takimit. Nga ana tjetër Vllaznia, e cila vinte nga euforia e triumfit të një jave më parë ndaj Tiranës, nuk mundi të mbante ritëm të lartë gjatë të gjithë sfidës, teksa loja e kuqebluve erdhi në rënie, sidomos në periodën e katërt.

Pikëshënuesi më i mirë i takimit ishte shkodrani Elian Memçaj, i cili e ndëshkoi ish-skuadrën e tij me plot 29 pikë. Gjithashtu për Teutën shkëlqeu edhe amerikani Bacon, MVP me 27 pikë, 10 kërcime dhe 7 asistime. Te Vllaznia spikatën Ëilkins me 26 pikë dhe 9 kërcime si dhe Saab me 19 pikë, 6 kërcime dhe 5 asistime.

Pas javës së 14-të, Superligën e basketit meshkuj e kryeson Besëlidhja me 24 pikë, e ndjekur nga tre skuadra me pikë të barabarta, Tirana, Kamza dhe Vllaznia  me nga 22 pikë.

Ndërkohë, duke kaluar tek fe,rat, ekipi kuqeblu i drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj është ndeshur në pallatin  e sportit “Farie Hoti” me ekipin e Tiranës. Me një dominim të plotë në tre periodat e para, duke fituar të parën 20 me 13, të dytën 15 me 8 dhe të tretën 16-13, bardheblutë sigurojnë avantazhin 51 me 34.

Me këtë avantazh, edhe pse Vllaznia arrin të fitojë periodën e katërt, 21-22, Tirana e mbyll të gjithë ndeshjen me fitore me rezultatin 72-56.  Morina Bojka me 20 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime ishte lojtarja e ndeshjes, me Tiranën që tashmë qëndron e vetme në vend të dytë me 24 pikë. Ndërkohë që te Vllaznia, e cila renditet në vendin e katërt me 20 pikë spikati e zakonshme Bernarda Rreshpja, me 17 pikë e 11 kërcime.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img