(Video) 17 vjeçarja Herta Hasaj, golashënuesja e Vllaznisë U17 që synon shënimin e 20 golave në këtë sezon futbollistik!

Herta Hasaj është një nga futbollistet e reja të talentuara të Vllaznisë që po spikat në Kampionatin Kombëtar të grupmoshës U17. Duke qënë pjesë e repartit të sulmit, ajo vazhdon të shënoj për ekipin e saj, ku goli i shënuar së fundmi ndaj Tiranës ishte i dhjeti për të në këtë kampionat.

Krahas ekipit U17 që drejtohet nga trajnerja Paola Jaku, Herta Hasaj aktivizohet me sukses edhe në ekipin e parë me trajnerin Nikolin Leka. Duke qënë se ka fatin të stërvitet dhe të luajë përkrah emrave të mëdhenj të futbollit shkodran të femrave, por edhe në shkallë kombëtare, si Ezmeralda Franja, Megi Doçi, etj, Herta shprehet e kënaqur, pasi arrin të fitojë shumë prej përvojës së tyre.

E pyetur për vazhdimësinë, Hasaj thotë se objektivi i saj deri në fund të sezonit është të shkojë në kuotën e 20 golave të shënuar.

(Video) Prononcimin e plotë të futbollistes së Vllaznisë, Herta Hasaj, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu