Për Klevis Bebeziqin futbollistin e talentuar shkodran, 24 gushti i vitit 2021 mbetet i veçantë. Pikërisht në këtë ditë ai feston 18-të vjetorin e lindjes, dhe nuk ka ku të shkojë më bukur kur ai bën hapin e madh të karrierës sportive.
Falë vlerave të spikatura që ai shfaq si një mesfushor shumë teknik dhe me cilësi organizative, presidenti i njohur i skuadës sllovene, Olimpija e Ljubljanës, Millan Mandoriç, i cili menaxhon edhe dy-tre klube të tjerë në Angli, ka kërkuar që Bebezeqin ta ketë në skuadrën e tij.
Për transfertën e djaloshit kuqeblu, Klevis Bebeziqi ka menduar menaxheri i njohur, Erkan Sulejmani, i cili ka kohë që e ndjek atë, jo vetëm në aktivizimet me ekipet e moshave të Vllaznisë, por edhe në ekipin kombëtar ku ai ka qënë sistematikisht pjesë e të gjithë grupmoshave, së fundi, edhe pse me moshë më të vogël ishte pjesë e kombëtares U-20.
Nga sa bëhet e ditur, Bebeziqi ka nënshkruar me skuadën sllovene, Olimpija e Ljubljanës për me afat dy vjeçar. Kohë e cila, sipas specialistëve të klubit vendas është e mjaftueshme për të evidentuar vlerat e tij duke pasur si synim ta transferojnë më pas në klube të një niveli edhe më të lartë në Europë.
Në prononcimin mediatik që menaxheri Erkan Sulejmani, përmes duarve të të cilit janë transferuar emra të mëdhenjë të futbollit europian, shprehet i kënaqur me transferimin më të fundit, atë të Klevis Bebeziqit, i cili pas marrjes së leje-kalimit nga KF Vllaznia, që prej ditës së sotme është zyrtarisht pjesë e Olimpija e Ljubljanës.
Gaspër MARKU
Në vijim ju ftojmë të ndiqni intervistën dhënë nga menaxheri Erkan Sulejmani….