40 kursantë për trajnerë të futbollit nga Shkodra dhe Veriu Shqiptar, ishin pjesë e kursit për trajner futbolli, organizuar nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër.
Përmbi një muajme radhë, kursantët kanë marrë leksionet e tyre në aspektin teoriok dhe atë praktik të zhvilluara në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Në mbyllje të kursit është zhvilluar ceremona e mbylljes së trajnimit duke u dorëzuar edhe liçensat përkatëse.
Specialisti i futbollit pranë FSHF-së, Erion Stavri, i cili ishte edhe kordinatori i këtij trajnimi, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Jetmir Podgorica, në cilësinë e përgjegjësit të këtij kursi por njëherazi edhe të kursantit, vlerësojnë përkushtimin e pjesëmarrësve, duke i konsideruar trajner me të ardhme në fushën e futbollit.
Po kështu, edhe dy nga të diplomuarit e këtij kursi, Ana Kola, ish futbolliste e Juban Danja dhe videoanalisti i KF Vllaznia, Endri Mani, përcjellin emocionet e tyre për mbylljen me sukses të kursit, duke deklaruar ambicjet e tyre për ushtrimin e profesionit të bukur të trajnerit të futbollit.
(Video) Pamje nga mbyllja e kursit dhe prononcimet e kordinatorit të FSHF-së, Erion Stavri, sekretarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Jetmir Podgorica, si dhe dy trajnerëve të arshshëm të futbollit, Ana Kola dhe Endri Mani, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-Y0UTUBE.
Gaspër MARKU



