Sunday, November 24, 2024

(Video) 74-vjeçari, Roland Koka, modeli i trajnerit. Basketbollistët e rinj përgatiten për Kampionatin Kombëtar

Lexo

Roland Koka është një nga emrat e njohur të basketbollist shkodran në vite. Kampion si basketbollist me Vllazninë e vitit 1967 me në krye trajnerin e nderuar Esat Haxhi me kolegë të njohur, si Guraziu, vëllezërit Osmani, Gjyrezi, Shiroka etj. Më pas, krahas aktivitetit si basketbollist, vijon në detyrën e trajnerit të basketbollit, ku sidomos me ekipet e të rinjve korrë suksese duke u shpallur disa vite kampion i Shqipërisë. Sot, edhe pse mosha e tij është 74 vjeçare, Roland Koka, vazhdon me të njëjtin përkushtim si në rininë e tij duke drejtuar ekipin e basketbollit të rinjëve Vllaznia, i cili po përgatitet për kampionatin kombëtar.
Pasi flet për brezin aktual që ai po stërvit aktualisht, trajneri Koka, sjell në vemendje edhe brezat e tjerë që ai ka kaluar në duart e tij, ndër të cilët veçon dyshen, Daniel Lekndreaj-Robert Shestani.
Rasti i trajnerit 74 vjeçar Roland Koka është për t’u marrë shembull, që edhe pse në këtë moshë, passioni për sportin e tij të jetes, basketbollin, vazhdon ta mbajë gjallë dhe të fortë, madje duke kontribuar maksimalisht për sportin shkodran.

Gasper MARKU
(Video: Prononcimi i trajnerit 74 vjeçar të basketbollit shkodran, Roland Koka)

 

(Video: Pamje nga seanca stërvitore e trajnerit Roland Koka me Vllazninë e basketit U-19)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img