Thursday, April 25, 2024

(Video) Ada humbet në shtëpi me Ilirinë. Velipojakët të fundit në renditje, rritet presioni për rënien nga kategoria

Lexo

(Video) Ada-Iliria  1-2(Shënues: Texeira ’53/ Nasufi ’25, ’78)

E shtunë, 18 shkurt 2023, ora 13:00, Fusha Sportive “Adriatik”-Velipojë

ADA: Margjini, Hurmi, Lera, Qeleshi, Curri, Laçeja, Usamah, Barros, Texeira, A. Frroku. U aktivizuan edhe Mhillaj, Durro, Meta.(U aktivizuan: Trajner: Florian Frroku.

Iliria: A. Alla, Kallaku, Masha, Limanaj, Therçaj, Nasufi, Lleshi,Pasmaçiu, Xeka, Nikolla, Noka.(U aktivizuan: Dani, Doçi). Trajner: P. Ziri

Gjyqtarë: A. Kadria, F. Shkëmbi, A. Kyçyku. Vëzhgues i FSHF-së: R. Kulli

Ada vendase dhe Iliria e Fushë Krujës mysafire, u ndeshen pasditen e sotme në fushën sportive të Velipojës, në kuadrin e javës së 11-të të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së dytë, e cila sipas radhës, ishte e para për fazën e dytë.

Me ndryshimet e bëra në merkaton dimërore, me ardhjen në krye të skuadrës të trajnerit Florian Frroku, si dhe me marrjen e tre futbollistëve të huaj, dy brazilian dhe një nga Australia, në kampin velipojak kishte optimizëm që fazën e dytë ta nisnin me një rezultat pozitiv.

Por, megjithë përpjekjet, mobilizimin dhe përkushtimin në fushën e lojës, duket se ardhjet e reja, nuk janë ambientuar akoma me formacionin velipojak.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-1 në favor të miqve të ardhur nga Fushë Kruja. Autor i golit të avantazhit është Nasufi në minutën e 25-të. Ndërkohë, që tetë minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Ada barazon me anë të njërit prej të huajve, Texeira.

Barazin, i cili qëndron në fuqi për shumë minuta. Me lojën sulmuese që prezantojnë në fushë, të dyja skuadrat duket haptazi që kërkojnë tre pikëshin. Dhe, pikërisht, kur tifozëria vendase priste golin e avantazhit, janë miqtë, që në minutën e 78-të, duke shfrytëzuar një gabim në prapavijën velipojake, shënojnë golin e dytë, me të njëjtin autor, Nasufin.

Këtu mbyllet gjithçka, pasi minutat në vazhdim, përfshirë edhe ato pesë shtesë, nuk ndyshojnë asgjë, duke bërë që e gjithë ndeshja të përfundojë me rezultatin, 1 me 2 për Ilirinë e Fushë Krujës.

Një humbje kjo me shumë pasoja për Adën, e cila vijon të mbetet e fundit në renditje, në vendin e 11-të, me vetem 2 pikë. Dy skuadrat më të afërta që mund të tentojë për t’i kapur janë, Gramshi i vendit të dhjetë dhe Murlani i vendit të nëntë, tw cilat janë në kuoten e shtatë pikëve.

Tabelën e klasifikimit e kryeson Sopoti i Librazhdit me 28 pikë, i ndjekur nga Vora me 26 pikë. Në vendin e tretë dhe të katërt renditen, Valbona dhe Veleçiku me nga 21 pikë, për të vijuar me Naftëtarin me 19 pikë, Shënkolli me 17, Iliria me 13 pikë dhe Bulqiza në vendin e tetë me 9 pikë.

(Video) Përmbledhje e ndeshjes, Ada-Iliria, 1-2. Kampionati Kombëtar i Kategorisë së dytë)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img