Friday, April 19, 2024

(Video) Alban Xhaferi, flet për situatën te Vllaznia. Presidenti merr përsipër përgjegjësitë e dështimit për titull dhe Kupën e Shqipërisë, por beson që kuqeblutë luajnë në Europë

Lexo

Dy javë nga mbyllja e kampionatit të kategorisë Superiore, ku Vllaznia tashmë ka dalë nga objektivat e fitimit të titullit kampion si dhe të Kupës së Shqipërisë, Presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi ka folur për situatën aktuale në kampin kuqeblu. I  pranishëm në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit kombëtar të futbollit femra, ku Vllaznia pas fitores 3-0 ndaj Tiranës u shpall kampione për herë të 10-të radhazi, njëshi i klubit kuqeblu foli për mediat e pranishme duke marrë përsipër përgjegjësitë e situatës në fjalë, por ndërkohë shprehu besimin e plotë që Vllaznia do të arrijë objektivin Europë, duke marrë vendin e katërt në kampionat.

“Në fund të sezonit duhet të ulemi dhe t’i bëjmë ato analizat tona. Sigurisht ikja nga kampionati dhe nga Kupa për ne ishte dështim. Duhet ta pranojmë të gjithë. Për këtë gjë dhe unë kam kostot e mia. Sigurisht që duhet të luftojmë deri në fund për të arritur objektivin tonë, kupat e Europës. Unë jam optimist që tashmë është në këmbët e djemve për të arritur këtë objektiv dhe këto dy ndeshje t’i vlerësojmë maksimalisht që Shkodra të gëzohet dhe të kemi pjesëmarrje në kupat e Europës.

Është herët pa mbaruar sezoni. Unë mendoj se ky sezon duhet analizuar thellë. Për një sezon që kemi bërë gabimet tona. Ndryshimet, dëmtimet, janë një sërë faktorësh që në fund do t’i bëjmë analizën dhe duhet të dalim me konkluzionin tonë. me këtë gjë dua t’i kërkoj falje dhe tifozerisë shkodrane. Që në fillim Vllaznia ishte me objektivin për titullin kampion. Edhe Kupa sigurisht ishte pjesë e kësaj. Por të paktën të arrijmë atë objektivin minimal, kupat e Europës dhe të gëzohemi në fund.

Vllaznia tashmë është një klub privat dhe nuk merr Bashkia Shkodër asnjë cent këto dy vitet e fundit. Sigurisht që Vllaznia është një klub solid që i ka financat e sigurta. Në dy vite kemi fituar dy herë Kupën dhe kjo ka qenë një gjë e mirë për financat e Vllaznisë. Në kontekstin e biznesit Vllaznia i ka financat e sigurta dhe vitin tjetër do të kemi të njëjtat objektiva. Kemi filluar punën në përbërjen e skuadrës për sezonin e ri. Ne me U-17 kemi arritur titullin kampion dhe kjo është një diçka shumë e mirë për të ardhmen e sportit, për të ardhmen e futbollit, sepse bëhet fjalë për të ardhmen e ekipit të Vllaznisë që është e sigurt. Doja të theksoja dhe me U-21, puna e profesor Plorit ka qenë e jashtëzakonshme me këtë ekip dhe si U-17, si U-21, dua t’i uroj titullin kampion ashtu siç po ja urojmë dhe vajzave. Shpresojmë që vitin tjetër të kemi rezultate dhe te ekipi i parë.

Puna për sezonin e ri ka filluar për më shumë se një muaj. Ne jemi në fazën e studimit të ekipit të ardhshëm. Merkato është gjithmonë aktive dhe gjithmonë për të bërë një ekip kompetitiv. Kampionati ka qenë i gjatë, ka pasur ato problematikat e veta, por mendoj se ne do të mundohemi që të ruajmë një bazë të mirë të grupit aktual dhe më pas të plotësohemi me ato pozicionet që të jemi konkurrent.

Në radhë të parë dështimet ja faturoj vetes, sepse siç thash më përpara ne kemi pasur një objektiv që nuk e kemi arritur dhe për këtë gjë unë paguaj kostot e mia, si presidenti i Vllaznisë dhe aksioneri kryesor i klubit Vllaznia. pastaj analiza do të bëhet mbas kampionatit dhe aty gjithsecili do të marri meritat dhe dështimet.

Ne jemi Vllaznia dhe do të vazhdojmë të bëjmë lojën e bukur. Unë prandaj jam këtu, për të siguruar të gjithë tifozët që Vllaznia do të luajë siç ka luajtur këto tre vite, futbollin më të drejtë të mundshëm dhe sigurisht të prodhojmë futbollin sepse ajo na bashkon këtu. Pastaj këto aleancat mua më neveritin. Ne do të luajmë me këmbët tona.

Mbas kampionatit do të flasim dhe për stafin teknik.

Me Laçin është ndeshje përcaktuese, sepse një fitore e Vllaznisë është një hap i sigurt për të arritur këtë objektiv. Tani të presim të enjten, ne kemi marrë të gjitha masat për të qenë sa më të përgatitur në këtë ndeshje.

Duhet të përmirësohemi. Ne vijmë duke mësuar prej gabimeve. Duhet pasur parasysh që në dy vite ne kemi fituar dy Kupa, që ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm për mendimin tim. Duhet të përmirësohemi dhe gabimet na bëjnë që ne të përmirësohemi”, u shpreh ndër të tjera Presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi, gjatë prononcimit të tij poër mediat.

(Video) Prononcimi i plotë i presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Fundoset Kukësi, frymëmarrje për Skënderbeun. Korçarët fitojnë 0-2 në transfertë duke larguar rrezikun e rënies, por mundësitë janë edhe për “Final 4”

Kukësi-Skënderbeu 0-2(Shënues: Rashica 32’, 68’) Kukësi:Tafas,Reçi,Lamçe(Murati 65),Zhongo,Lleshi(Fejzaj 46),Mingo,Hasaj(Laval 59),Beshiraj(Hilaj 65),Solodovnikov,Salami,Lala(Zenunaj 59) Trajner:Bledar Devolli Skënderbeu:Alia,Prençi,Rabiu,Liço,Rashica(Lika 90),Nikaj(Janaqi 65),Gërço,Vangjeli(Shaqe 90),Randi,Juri,Djantu Trajner:Ivan Gvozdenoviç Gjyqtarë:Indrit Myrtja(Shkodër),Elvis...
- Advertisement -spot_img