Wednesday, March 11, 2026

(Video) “Analizë Superiore” starton në FSHF TV, në fokus ndeshjet e javës së 27-të të Abissnet Superiore

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në ekranin e FSHF TV u transmetua këtë të mërkurë për herë të parë emisioni më i ri i dedikuar elitës së futbollit shqiptar, “Analizë Superiore”. Formati i ri, i drejtuar nga Jurgen Zela, me analizën teknike të video-analistit të Federatës së Futbollit, Xhoen Tugu, solli një vështrim të detajuar mbi pesë takimet e javës së 27-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Gjatë emisionit u analizuan momentet më të rëndësishme të ndeshjeve të zhvilluara mes të dielës dhe të hënës, të shoqëruara me statistikat kryesore dhe me interpretimin taktik të situatave vendimtare në fushë.

Në fokus të analizës ishin edhe rezultatet e kësaj jave, ku AF Elbasani triumfoi përballë Tiranës, Bylis mori një fitore minimale ndaj Vorës, Flamurtari mposhti Vllazninë, Partizani hodhi një tjetër hap pozitiv drejt “Final Four” me fitoren ndaj Dinamo City, ndërsa Egnatia u rikthye te suksesi në përballjen me Teutën.

Përmes statistikave, pamjeve të detajuara dhe analizës taktike, “Analizë Superiore” ofroi një panoramë më të plotë të asaj që prodhoi java e fundit e fazës së tretë të kampionatit, duke sjellë një këndvështrim më të thelluar dhe vizual mbi zhvillimet në elitën e futbollit shqiptar.

Emisioni “Analizë Superiore” do të transmetohet çdo të mërkurë në FSHF TV, duke sjellë çdo javë analizë profesionale, statistika dhe interpretim taktik të ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img