Prononcimi i kapitenit të Vllaznisë, Bekim Balaj, në pragndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Dinamos. Të mërkurën, ora 19:00, në “Elbasan Arena”
“Sigurisht që në këtë pikë të sezonit që jemi ka mbetur vetëm një ndeshje në kampionat për të konfirmuar ndoshta dyshen e parë të “Final Four”, por përpara kësaj kemi një ndeshje shumë të rëndësishme me Dinamon, që na siguron finalen. Dueli me Dinamon do të luhet si finale, i ka të gjitha rezultatet brenda, përqëndrimi do të jetë maksimal, vijmë në gjendje të mirë psikologjike, pasi jemi në vendin e dytë dhe jemi gati të japim më të mirën tonë. Kupa është një specifikë tjetër, jemi përballur me Dinamon dhe kemi bërë ndeshje të mira edhe pse rezultattet nuk kanë qenë aq favorizuese, por jemi para Dinamos në “Final Four” dhe shpresoj të dalim ashtu edhe në Kupë.
Sigurisht dëshira është e madhe që të shënoj, por dëshira është kualifikimi në finale dhe pak rëndësi ka kush shënon, unë shikoj të jap më të mirën. Dinamo duhet vlerësuar, ka një skuadër të mirë dhe ka bërë një sezon të mirë, e respektojmë maksimalisht kundërshtarin por shkojmë për fitore në Elbasan. Fitoret bëjnë gjithmonë mirë, ky grup ka forcë, arritëm ta thyenim në Shkodër në ndeshjen e Superiores dhe tani do kërkojmë të bëjmë të njëjtën gjë edhe në Kupë. E rëndësishme që kemi arritur objektivat madhorë edhe në Superiore. Ky grup ka forcën dhe kontigjentin për të arritur të dy trofetë, objektivat siç kanë qenë edhe më herët, finalja në Kupë, dhe gjysmëfinale dhe finale në kampionat.
Goli mungon dhe kur një sulmues kalon ndeshje pa shënuar, gjërat vështirësohen, por nuk është hera e parë, Balaj dhe kur nuk shënon mundohet të japë më të mirën, por futbolli është i tillë. Titulli? Nuk është vetëm ëndrra ime por e gjithë Shkodrës, por kemi akoma rrugë por duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë përpara. Luajmë maksimalisht për të bërë më të mirën”.
(Video) Prononcimin e plotë të kapitenit kuqeblu, Bekim Balaj, në pragndeshjen, Dinamo-Vllaznia, gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.