Adriatik-Basania. 2-2(Shenues: Adhurim Hasani 10′, Kanapari 47’/Albert Mila 74′, 95′)
Ka nisur me gol ndeshja mes Adriatikut dhe Basanias, ndeshje e luajtur pasditen e se shtunes ne Kompleksin sportiv Internacional te Peze Helmes, kur me golin e shenuar ne dhjeteminuteshin e pare nga vendasit, Adriatik i jep sinjalin Basanias qe nuk eshte ai qe i mundi pak dite me pare per Kupë. Dhe ne fakt, ashtu ndodhi, sepse edhe minutat ne vazhdim Adriatik performoi mire ne fushe ne lojes.
Madje, pasi e mbylli pjesën e pare ne avantazh 1-0 me golin e Hasanit, dy minuta nga fillimi i se dytes shenon perseri, kete radhe me autor Kanapari duke e thelluar ne 2 me 0 avantazhin e kësaj ndeshje. Me mungesat e disa titullareve per arsye demtimi, trajneri Haxhi Osmanoviç aktivizon ne formacion kolegun e tij zevendestrainer Marjo Kola, i cili me përvojen edhe energjite e tij i jep moral skuadrës, e cila rrit se tepërmi lojen sulmuese duke ushtruar presion ne porten kundërshtare. Si rezultat i këtij presioni vjen penalltia e dhene ne favor te Basanias qe fatkeqësisht, gjuajtjen e Gjinit e pret portieri vendas.
Bushatasit nuk dekurajohen, ku edhe pse kane ankesa te shumta per gjykimin, vazhdojnë presionin ne porten kundërshtare dhe përmes Albert Miles, nder me te miret ne fushe e lojes, shenojne dy herë, fillimisht ne te 74′ dhe ne limitin e krejt ndeshjes, 95′ duke regjistruar nje barazim dramatik 2-2.

(Video) Pamje nga ndeshja Adriatik-Basania dhe prononcimet e autorit te dy golave Albert Mila, trajnerit Dervish Haxhi Osmanoviç dhe presidentit Ermir Shimaj, mund t’i ndiqni ne kanalin tone zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gasper MARKU



