Vllaznia-Teuta 60-48 (18-13, 14-17, 14-10, 14-8)
Formacioni i Vllaznisë: Ingrid Dashja(21 pikë), Anisa Bokrina(13), Melida Hykaj(16), Bernarda Rreshpja(18), Sindi Kryeziu(11), Medina Mustafa (C), Anisa Musaja, Medina Hyka, Sara Murçaj, Ersa Cekaj. Trajner: Bledar Gjeçaj
Dymond(22), Dishnina(C)4, Hasani(5), Jaçe(3), Velias (22). Trajner: Besim Dervishaj.
Gjyqtarë: Olti Kasmi, Erllambi Tiko. Vëzhgues: Salvator Kurti
Vllaznia dhe Teuta në basketboll për femra janë ndeshur mbrëmjen e së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në një duel shumë të rëndësishëm për llogari të një ndeshje të prapambetur të kampionatit kombëtar.
Një sfidë rivalësh që rivalizojnë për zonën e fazës Play Off, të cilën Vllaznia arriti ta fitojë me meritë me rezultatin, 60-48. Fitore kjo që përforcon pozitat e Vllaznisë në realizimin e objektivit të përfshirjes në mes ekipeve më të mira finaliste.
Kuqeblu e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj e nisi më mirë takimin duke arritur që krijojë shumë shpejt epërsinë në pikëzim, ku mbyllja e dhjetëminutëshit të periodës së parë fikson shifrat, 18 me 13 në favor të Vllaznisë.
Në dhjetë minutat e periodës së dytë, janë basketbollistet durrsake, të cilat të drejtuara nga trajneri durrsak, fitojë me rezultatin 14-17, por diferenca e krijuar në periodën e parë bën që skuadrat të shkojnë në dhomat zhveshjes me avantazhin e Vllaznisë me vetëm dy pikë diferencë, 32-30.
Pjesa e dytë prezanton një Vllazni më të mobilizuar, çka sjell edhe fitimin e periodës së tretë me shifrat 14-10 duke bërë që avantazhi i përgjithshëm i ndeshjes të shkojë në shifrat 46-40.
Me 6 pikë diferencë, Vllaznia nis periodën e katërt dhe të fundit të ndeshjes, me synimin për të mos e lëshuar më kryesimin, dhe në sajë të formës së mirë sportive të veteranes Ingrid Dashja, e cila spikati në këtë ndeshje si pikëshënuesja më e mirë me 21 pikë, arrin, jo vetëm të mbajë kryesimin po edhe ta thellojë akoma më shumë.
Kështu, duke fituar edhe periodën e katërt, 14-8, Vllaznia fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm, 60 me 48. Fitore kjo, për të cilën kontribuan edhe Bernarda Reshpja dhe Melida Hykaj me shënimin e 18 dhe 16 pikëve, si dhe Anisa Bokrina dhe Sindi Kryeziu, përkatësisht me 13 dhe 11 pikë.
(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Teuta, basket femra, e fituar nga skuadra kuqeblu 60-48, si dhe në vijim prononcimi pas ndeshjes i trajnerit kuëeblu, Bledar Gjeçaj.