Sunday, October 13, 2024

(Video) Basket Femra-Ecuria pozitive e Vllaznisë. Trajneri Gjeçaj: Jemi skuadra e vetme “Bio” në kampionatin shqiptar. Kemi vajza të talentuara, po mendojmë për vitin e ardhshëm

Lexo

Ndonëse është skuadra e vetme në kampionatin e basketbollit për femra që luan me vetëm basketbolliste shqiptare, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj po bën një paraqitje të mirë duke vijuar të jetë mes më të mirave të basketbollit shqiptar. Një gjë të tillë e tregoi edhe në ndeshjen e fundit, atë të javës së 15-të, teksa triumfoi në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës duke mundur Studentin me rezultatin 66 me 57.

Duke folur menjëherë pas ndeshjes, trajneri Gjeçaj komplimenton basketbollistet e tij, të cilat përpos veteranës Ingrid Dashja dhe Bernarda Reshpjes, të gjitha të tjerat janë një brez i r ii talentuar, 17-18 dhe 19 vjeçar.

Për njëshin e pankinës kuqeblu të basket femra Vllaznia, skuadra e tij e ka realizuar objektivin e saj duke siguruar shumë javë përpara zonën Play Off, ndërkohë që në vazhdim po mendon edhe për sezonin e ardhshëm.

I pyetur, nëse Vllaznia do të jetë në gjendje për të pretentuar më shumë se vendi i katërt, ai thotë se një gjë të tillë do ta provojë në përballjet direkte me tre skuadrat që ka sipër në renditje.

Gjithësesi, fokusi i tij është për sezonin e ardhshëm, ku me këtë grup vajzash të talentuara që ka në skuadër, nëse do t’i jepej mundësia të ketë në skuadër edhe për dy-tre përforcime, ka bindjen se Vllaznia do të ishte një pretendent serioz përballë rivalëve, të cilët, në përbërjet e tyre kanë një numër të konsideruar të basketbollisteve të huaja.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë, Bledar Gjeçaj, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img