Vllaznia-Tirana, 82-83(23-23, 21-24, 13-20, 20-10, 5-6)
Gjyqtarë: Ani Balliu, Dea Hushi, Ema Ndreu
Vllaznia në basketboll për meshkuj ka shpërdoruar një mundësi të artë për të dalë triumfuese ndaj Tiranës, kur në dy momentet vendimtare të takimit, në sekondat e fundit të kohës së rregull si dhe sekondat e fundit të shtesës, gabon rëndë në koshin kundërshtar duke ia dhënë këtë mundësi miqve nga kryeqyteti të largohen me fitore nga Shkodra me rezultatin 82-83.
Ashtu si edhe në sdidat e mëparshme, klasikja e basketbollit shqiptar është shoqëruar me rivalitet dhe emocione të shumta. Sfida e luajtur mbrëmjen e së shtunës së 15 marsit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës ka fiksuar barazimin 23-23 në periodën e parë.
Dhjetë minutëshin e periodës së dytë e fitojnë bardheblutë 21-24, të cilët fitojë edhe pjesën e parë 44-27. Edhe pas pushimit mes dy pjesëve, Tirana e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj, vazhdon të kryesojë, ku pas fitores së kësaj periode 13-20, kryeson 57-67.
Për kuqeblutë e Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Eni Llazani, perioda më e mirë e kësaj ndeshje është ajo e katërta, të cilën falë edhe preçizionit në realizimin e tre trepikëshave radhazi të Robert Shestanit, fitojnë 20-10. Madje e kanë tërësisht në dorë fatin e ndeshjes për ta mbyllur me fitore, kur në sulmin e fundit të kohës së rregullt të 40-të minutave lojë, dështojnë dy herë radhazi me gjuajtjet e tyre në zonën kundërshtare duke lënë në fuqi barazimin e shifrave, 77-77.
Kështu që, për të përcaktuar fituesin e kësaj ndeshje, duhen pesë minutat shtesë, të cilat, edhe pse nisin me koshin e parë shënuar nga Vllaznia, shpërdorimet e pafund në koshin kundërshtar, bëjnë që vendasit të shënojnë vetëm 5 pikë. Vllaznia ka sërishmi shansin ta fitojë ndeshjen kur kryeson me dy pikë dereference, por tre pikëshi i bardhebluve me protagonist Dante Moses përmbys rezultatin në favor të Tiranës 82-83.
E megjithatë, në sekondat e fundit, Vllaznia ka përsëri në dispozicion sulmin e fundit, të cilin e shpërdoron duke lënë në fuqi rezultatin përfundimtar, 82-83 në favor të Tiranës.
Një humbje kjo, që përpos shpërdorimeve flagrante të basketbollistëve kuqeblu, stafi teknik i Vllaznisë shprehet i pakënaqur nga gjykimi i ndeshjes, ku sipas tyre, bazuar edhe në treguesit teknik të ndeshjes, konstatohet se Tirana është e favorizuar në vendimet e arbitrave.
(Video) Vllaznia-Tirana 82-83. Superliga basket meshkuj. Transmetim i Veriu Sport(perioda e katërt dhe shtesa), me koment. Si dhe, prononcimet e dy trajnerëve kundërshtarë, Eni Llazani i Vllaznisë dhe Erkand Karaj i Tiranës.