Wednesday, November 19, 2025

(Video) Basket Meshkuj-Vllaznia rikthehet tek fitorja, mund thellësisht Elbasanin në transfertë 74-101. Spikasin Bryce Fitzgerald(24), Ashton Michael Parker (16) dhe Klajd Kiri (14) pikë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Elbasani-Vllaznia 74-101(21-24, 20-31, 11-24, 22-22)

Ashton Michael Parker 16, Julian Charles Bryant 13, Klajd Kiri 14, Robert Shestani(C) 3, Arlando Marvun Love Arnold 10, Justin La Juan Thomas 12, Sead Kopliku 2, Aron Kruja 2, Bujar Tafa 2, Bryce Fitzgerald 24, Jordi Preka. Trajner: Eni Llazani

 Vllaznia e basketit meshkuj ka lënë pas humbjen me Tiranën në transfertë, dhe sot është rikthyer tek fitorja. Edhe këtë javë kalendari e kishte vendosur të luante në transfertë duke qënë mysafire  në Elbasan.

Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” për llogari të javës së pestë të Superligës së basketit meshkuj nuk ka nisur mirë për kuqeblu, të cilët humbasin periodën e parë me shifrat 21-24. Në dhjetëminutëshin e dytë, djemtë kuqeblu të drejtuar nga trajneri Eni Lazani përmirësojnë gjithçka në fushën e lojës, gjë që pasqyrohet edhe në shifrat e kësaj periode, të cilat janë 20-31 në favor të Vllaznisë, e cila në këtë mënyrë mbyll me fitore edhe pjesën e parë me rezultatin 41-55.

Loja e kuqeblbuve vijon të jetë e mirë edhe pas kthimit në fushën e lojës për pjesën e dytë, madje perioda e tretë është ajo më e mira për Vllazninë duke fundosur përfundimisht Elbasanin. Kjo, pasi me fitoren e kësaj periode 11-24, kuqeblutë e thellojnë akoma më shumë avantazhin duke e çuar rezultatin në 52-79.

Me plus 27 pikë, në periodën e katërt, tekniku Llazani i jep minuta më shumë lojtarëve të stolit, të cilët duke pasë parasysh edhe një reagim të skuadrës vendase, mbyllet në barazim 22-22. Por, ajo çfar ka më shumë rëndësi, shifrat përfundimtare të krejt ndeshjes janë në favorin e Vllaznisë 74-101.

Një fitore, e cila krahas pjesës tjetër të skuadrës, spikatjen më të madhe e bënë Bryce Fitzgerald, Ashton Michael Parker dhe Klajd Kiri, të cilët ishin pikëshënuesit më të mirë të Vllaznisë, përkatësisht, me 24, 16 dhe 14 pikë.

(Video) Ndeshja Elbasani-Vllaznia, 74-101. Superliga basket meshkuj, java e pestë.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img