Spikat amerikani Sabb me 37 pikë të shënuara. Barazim 1-1 me ndeshje, e treta në “Ramazan Njala” të Durrësit.
Vllaznia-Teuta 86-81
(23-18, 19:20, 18-16, 26-27)
Ashtu sic pritej, mbrëmja e së dielës ka qënë shumë emocionueset për të pranishnit e shumtë që kishin mbushur pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, teksa kanë shijuar një ndeshje spektakël në mes Vllaznisë vendase dhe Teutës mysafire, sfide kjo e vlefshme çër gjysmëfinalen e dytë të fazës Play Off.
Tifozëria e zjarrtë shkodrane, e cila vazhdon të mbështesë fuqishëm skuadrën e zemrës i është gëzuar fitores së Vllaznisë, e cila me këtë rast ka barazpeshuar rezultatin e dy rakimeve, pasi ne ndeshjen e parë është mundur në transfertë.
Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi e kanë filluar mjaft mirë ndeshjen teksa kanë fituar periodën e parë me shifrat 23 me 18.
Dhjetë minutëshi i dytë shoqërohet me një rivalitet të madh, kjo falë edhe lojës në rritje të Teutës, në gjirin e të cilëve spikat shkodrani Elian Memcaj. Në këtë mënyrë, miqtë e fitojnë këtë përiodë me një pikë diferencë, 19-20, por pa mundur të frenojnë fitoren e pjesës së parë nga ana e Vllaznisë me rezultatin 42-38.
Pas pushimit mes dy pjesëve, rikthimi në fushen e lojës paraqet sërishmi një luftë të fortë sportive, Vllaznia për të administruar avantazhin dhe Teuta për të barazuar..
18 me 16 fiton Vllaznia periodën e tretë dhe 26-27 fiton Teuta të katërtën, por vërshellima përfundintare e minutës së 40-të e gjen Vllazninë në avantazh me shifrat 86-81.
Një fitore shumë e merituar kjo për Vllazninë, ku pa as më të voglin dyshim duhet thënë se ptotagonist i ndeshjes ishte amerikani Sabb, i cili shënoi plot 37 pikë.
Pas fitores së Teutës në ndeshjen e parë dhe Vllaznisë në të dytën, tashmë rezultati i përgjithshëm i dy gjysmëfinaleve është i barabartë, 1-1. Sipas formulës së Play Off-it, ndeshja e tretë, Teuta-Vllaznia do të luhet në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.
(Video) Pamje nga ndeshja e basketbollit meshkuj, Vllaznia-Teuta 86-81.