Saturday, July 26, 2025

(Video) Bekim Balaj-Kapiten i Vllaznisë: Me Vikingur e vështirë, por me ndihmën e tifozëve e kalojmë edhe turin e dytë

Lexo

Kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj, i cili ishte përkrah trajnerit Edi Martini në konferencën për shtyp, organizuar në pragndeshjen me islandezët e Vikingur, shfaqet optimist në arritjen e një rezultati pozitiv .

“Normalisht ndeshje e rëndësishme, arritëm të kalojmë turin e parë. Me vështirësitë e veta, kthehemi në Shkodër dhe “Loro Boriçi”. Besoj edhe mbështetja e tifozëve do jetë shtysë më e madhe për ne dhe shpresoj t’ia dalim me sukses.

Kualifikimi rrit entuziazmin, besimin. Ne e kishim besimin dhe pse morëm rezultat që nuk na favorizoi ndeshjen e parë. Besimi ishte i madh, e treguam në ndeshjen e dytë dhe arritëm ta kthejmë.

Normalisht kundërshtar tjetër, cilësitë dihen. Vijnë në mes sezoni, janë aktiv me ritëm dhe minuta e ndeshje, ndoshta kjo është pjesë që i favorizon në krahasim me ne. Kemi forcë dhe besimi i çunave është i madh, do provojmë çdo gjë për t’u kualifikuar.

Ndoshta ndeshje me dy fytyra, pasi në Islandë bëmë një ndeshje të mirë deri diku. Në “Loro Boriçi” nuk u nis në mënyrën më të mirë, për 10 minuta gola të shpejtë të pësuar që prishën ndeshjen. Është histori tjetër. Luajmë në turin e dytë, vijmë pas një kualifikimi, me entuziazëm dhe besim kështu do shohim.

Jemi munduar të afrojmë lojtarë cilësorë, lojtarë që jam i sigurt se do na ndihmojnë për këtë ndeshje. Të gjithë i kemi pritur dhe shpresoj të japin atë ndihmë apo diçka që i ka munguar skuadrës. Shpresoj që kontributi i tyre të jetë i vlefshëm për ne.

Dëshira është e madhe, besimi është i madh. Jemi përgatitur, kemi punuar shumë. Jemi besimplotë dhe do provojmë çdo gjë për ta kaluar këtë tur.

Është ndeshja e parë, duhet të jemi të kujdesshëm. Kualifikimi arrihet me dy ndeshje. Nesër edhe me mbështetjen e tifozëve do tentojmë të marrim rezultat pozitiv në Shkodër, që t’i kemi gjërat më të lehtë në ndeshjen e dytë. Është me dy ndeshje dhe duhet të jemi të kujdesshëm.

Gjej rastin ta përshëndes, ta përgëzoj për këtë lëvizje. Ka pasur mbështetjen e të gjithëve. Një djalë dhe sportist me vlera, e ka treguar veten për sa ka luajtur te Vllaznia dhe i dëshirojmë rrugën e mbarë dhe shpresoj ta shikojmë sa më lart”, u shpreh kapiteni i Vllaznisë Bekim Balaj në prag të ndeshjes së sotme, Vllaznia-Vikingur(Islandë), e cila luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 20:30.

(Video) Prononcimin e plotë të kapitenit kuqeblu, Bekim Balaj, në prag të ndeshjes me Vikingur të Islandes, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img